Janë bërë pothuajse 17 vjet që nga koha kur gjashtë shokët më të famshëm ishin bërë bashkë për xhirimet e një seti filmik.

Që nga përfundimi i sezonit të fundit, fansat e “Friends”, kanë kërkuar çdoherë një ribashkim të grupit. Ku, pas shumë polemikave, më në fund është parë të xhirohet edhe “The One With The Reunion”, javën e kaluar.

Show special komedia e cila kishte filluar transmetimin më 22 shtator të vitit 1994, shfaqej në kanalin NBC nga ora 20:30, për gjithsej 10 vjet, në total kishte 10 sezone.

Ky show bëri bashkë aktorët Mattew Perry (Chandler), Jennifer Aniston (Rachel), Courteney Cox(Monica), Lisa Kudrow(Phoebe), Matt LeBlanc(Joey) dhe David Schwimmer(Ross).

Xhirimet e episodeve të reja mendoheshin të fillonin gushtin e kaluar, por janë ndërprerë shkaku i pandemisë.

Një datë finale ende nuk është bërë e ditur, gjithsesi mendohet të përfundojnë gjatë muajve në vazhdim.

Për vazhdimet e xhirimeve e kanë bërë të ditur edhe kasti i aktorëve, duke postuar në rrjetet e tyre sociale me mbishkrime si, “It’s happening”, “Seconds before eating a makeup brush. Not to mention reuniting with my friends”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Schwimmer (@_schwim_)

“Friends” është komedia më e suksesshme e viteve të 90-ta./21Media