Një këngë tjetër nga artistët

Një këngë tjetër nga artistët

Dy artistët e njohur me famë botërore, Rihanna dhe Jay-Z siç duket sërish do të rikthehen në publik me një këngë të re.

Lajmet për këtë bashkëpunim kanë filluar të dalin në mediat e huaja kur të dy artistët janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në qytetin e Los Angeles.

Sipas burimeve të “Page Six”, artistët kanë pasur një takim pune, ku kanë diskutuar se çfarë muzike mund të krijojnë së bashku, shkruan rtv21.tv

Nëse ky bashkëpunim do të ndodh nuk do të jetë i pari për dyshen, pasi që ata së bashku vite më parë kishin publikuar këngët si: “Umbrella” dhe “Talk That Talk”.

“Umbrella” ishte publikuar në dhjetor të 2009 dhe ishte shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa kënga “Talk That Talk” ishte publikuar në nëntorin e vitit 2011, vetëm në versionin audio.

Rreth lajmeve për një bashkëpunim të tretë nuk janë prononcuar asnjëri nga artistët dhe mbetet të shihet se nëse vërtet do të ndodh.

Rihanna vitin e kaluar pati lajmëruar fansat e saj që përgjatë vitit 2019 do të publikohet edhe albumi më i ri i saj, duke mos dhënë detaje të shumta rreth tij./21Media