Këngëtarja e njohur, Rihanna së bashku me shefin ekzekutiv në “Twitter” kanë dhuruar 15 milionë dollarë për fondacionin jofitimprurës “The Clara Lionel Foundation”, për shërbimet e shëndetit mendor në mes të kohërave sfiduese sociale dhe pandemisë koronavirus.

“Padrejtësitë raciale të kryera nga sisteme të krijuara për të mbajtur njerëzit e sigurt po e rëndojnë ndikimin e shëndetit mendor të koronavirusit mbi individë dhe familje në të gjithë Shtetet e Bashkuara.”, është deklarata e lëshuar nga ky fondacion i krijuar nga Rihanna.