Rihanna fotografohet me të dashurin e ri
4 Dhjetor 2020
Ka pak ditë që romanca e tyre u konfirmua, por Rihanna dhe A$AP Rocky duket se po e shijojnë romancën e re, pasi janë parë duke shëtitur krah për krah rreth qytetit të New York-ut.
Artistët kishin maska për të mbrojtur veten dhe të tjerët mes përhapjes së pandemisë COVID-19 të Shteteve të Bashkuara.
Rihanna kishte veshur një palë pantallona të bardha dhe një xhup, këpucë të bardha dhe një xhaketë të jashtëzakonshme me ngjyrë krem.
Nën kapuçin e ngritur ajo mbante fytyrën e saj të fshehur.
Ndërkohë reperi gjithashtu ishte në një pamje kamuflazhi, veshur me një xhaketë me kapuç dhe një palë pantallona të gjelbra të ushtrisë.
Ndryshe, Rihanna dhe A$AP bashkëpunuan në fillim të këtij viti në një fushatë promovuese për linjën e ‘Fenty Skin’, duke marrë pjesë në intervista të përbashkëta për revistat ‘Vogue’ dhe ‘GQ’ për promovimin.