Rihanna ka debutuar në listën e të pasurve, me një pasuri në vlerë prej 468 milionë Paund.

Ylli i pop e cila tani banon në Londër, ka kaluar Sirs Elton John dhe Mick Jagger për të zënë vendin e tretë në listën e muzikantëve më të pasur të Britanisë, transmeton rtv21.tv.

AndreW Lloyd Webber dhe Paul McCartney janë të parët në listë me pasuri prej 800 milionë Paund.

Fitimet e Rihanna-s janë kryesisht prej markës kozmetike “Fenty Beauty”, ku pjesa e saj e raportuar 15% vlen 351 milionë Paund.

“Ajo disi na kapi në befasi”, thotë Robert Watts, i cili përpilon listën vjetore të “The Sunday Times”./21Media