Pas lansimit të koleksionit të ri të produkteve të bukurisë, rreth një muaj më parë, Rihanna po shijon pak pushime.

32 vjeçarja, së fundmi, është fotografuar teksa po shkonte për të darkuar në një restorant të njohur italian në Santa Monica.

Këngëtarja e cila u paraqit me një grim të lehtë, kishte veshur xhinse dhe atlete.

Ndryshe, Rihanna është duke punuar për dokumentarin e saj të parë tash e një kohë të gjatë. Ai fokusohet në jetën private të këngëtarës nga Barbados e sigurisht në ato profesionale, ku janë përfshirë momente nga ajo çfarë ndodh në prapaskenë, detaje të panjohura për publikun.

Lajmin se ky dokumentar është drejt përfundimit e ka bërë të ditur regjisori Peter Berg i cili theksoi se realizimi do të dalë fillimisht në SHBA më 4 korrik të vitit të ardhshëm./21Media