Pas më shumë se tri dekadave

Pas më shumë se tri dekadave

Pas ndalesës të vendosur para 35 vjetëve për shfaqjen e filmave në kinematë komerciale, publiku në Arabinë Saudite pati mundësi që të përcjellë për herë të parë dy filma të animuar, të cilët u shfaqën në qytetin Xheda.

Filmat e animuar që u shfaqën ndoshta nuk ishin filmat më të popullarizuar në vitin 2017, por shfaqja e tyre ka një rëndësi të madhe për Arabinë Saudite, e cila gjatë muajve të fundit ka kaluar nëpër një seri të reformave, të cilat kanë për qëllim modernizimin e mbretërisë.

Krahas shfuqizimit të ndalesës për punën e kinemave komerciale, janë shfuqizuar edhe kufizime tjera ultra-konservatore, të cilat kanë ndarë femrat nga meshkujt.

Kështu, së fundi femrave ju lejua që të përcjellin ndeshjet e futbollit nëpër stadiume.

Megjithatë, filmat e animuar u shfaqën në qendrën shtetërore të Kulturës në Xheda, ngase as në këtë qytet, e as në qytetet tjera ende nuk janë hapur sallat e përhershme të kinemave.

Qeveria saudite pret që deri në vitin 2030 të hapën mbi 300 salla të kinemave. Hapja e sallave të para pritet në fillim të marsit të këtij viti./21Media