Parukeritë në Britani u rihapën. Kjo ndodhi pas lehtësimit të masave ndaj pandemisë së COVID-19. Krahas parukerive u rihapën edhe dyqanet e bizneset tjera, si restorantet, palestrat e baret. Por, janë parukeritë ato të cilat duket se u kanë munguar më shumë klientëve, pasi që ata qëndruan mbyllur në shtëpi me muaj të tërë, pa pasur mundësi të krijojnë stilin e flokëve që duan.

Si shumë industri të tjera, bizneset si psh sallonet e bukurisë e parukeritë po përballen me çmime shtesë, këtë për shkak të pastrimit të thellë të dyqaneve.

Sipas federatës së parukerive dhe salloneve të bukurisë, parukeritë janë më të goditurat nga pandemia.

Sallonet e flokëve pas rihapjes kanë radhë të gjatë të klientëve duke pritur. Përgjegjës të tyre shpresojnë se më nuk do të kenë fatin e keq, të mbyllen sërish për shkak të pandemisë, kjo pasi që vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon në Britani./21Media