Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris do të rihapet sot pas pothuajse katër muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë. Do të ketë rregulla të reja, përfshirë bartjen e maskave dhe kufizimin e numrit të vizitorëve, përcjell rtv21.tv

Galeritë ku distanca sociale është vështirë të mbahet, do të qëndrojnë të mbyllura.

Zakonisht këtë muze e vizitojnë 10 milionë vizitorë në vit, shumica prej tyre vizitorë të jashtëm të Francës. Kjo e bën atë muzeun më të famshëm në botë.

Ky muze ka humbur më shumë se 40 milionë euro për shkak të izolimit./21Media