Rihapet Qabja por, ndalohen njerëzit të prekin faltoren
8 Mars 2020
Masa për parandalimin e koronavirusit
Masa për parandalimin e koronavirusit
Arabia Saudite rihapi të shtunën zonën përreth Qabës në Mekë, kështu duke ndërmarr masa për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Autoritetet Saudite këtë javë pezulluan ritet fetare, transmeton 21Media.
Por, Mbreti Salman ‘ka lejuar hapjen e saj duke filluar nga e shtuna në agim, njoftoi Agjensia Zyrtare Saudite e Shtypit (SPA).
Qindra myslimanë u panë duke kaluar rreth Qabesë, por zona midis dy kodrave që haxhilerët duhet të shkojnë për të përfunduar ritet mbeti e mbyllur.
Barrikadat bllokuan hyrjen në Qabe, ndërsa burrat me uniforma jeshile pastruan dyshemenë.
Autoritetet kishin zbrazur Xhaminë e Madhe për sterilizim të enjten.
Pezullimi i paparë ka ngritur pasiguri në lidhje me haxhin vjetor, i planifikuar për në fund të korrikut./21Media