Teatri tradicional japonez “kabuki”, më në fund ofroi për publikun një performacë mahnitëse pas pesë muaj ndërprerjeje të punës për shkak të pandemisë.

Megjithatë pandemia ka bërë të vetën, dhe atje u desh të merren masa për mbrojtje nga virusi korona. Muzicientët vunë maska, e tërë hapësira u dezinfektua, ndërkaq numri i të pranishmëve në publik ishte shumë më i vogël në krahasim me shfaqjet e kësaj kategorie të realizuara pra pandemisë.

Pa dyshim që edhe në hyrje të teatrit u desh të mbahet distanca, dhe dashamirëve të këtij teatri iu mat edhe temperatura trupore.

Sakurai është njëra prej dashamirëve të këtij arti. Ajo ka thënë se është shumë e lumtur që u rihap ky teatër, edhe pse vazhdojmë të jemi në pandemi. Gjatë muajve të kaluar disi janë izoluar nga aktivitetet në qytet, andaj me hapje të këtij teatri ndjen se është gjallëruar.”

Ky pjesëmarrës tjetër në publik ka thënë se “kabuki” është si një lule e kulturës së tyre. Kështu që rihapja e teatrit simbolizon kthimin e kësaj luleje në jetë, gjë që bën që edhe ai të ndihet më i relaksuar.

Përgjegjës të teatrit kanë thënë se performuesit në skenë është dashur të vënë maska në vend të mbrojtëseve nga plastika sepse mbrojtëset është më vështirë të mbahen gjatë performancave . sipas tyre, ata duhet ti binden urdhrave të qeverisë për parandalim të përhapjes së COVID-19, sepse është në të mirë të të gjithëve.

Në anën tjetër, numri i rasteve me virusin korona në Tokio është në rritje, dhe nëse kjo vazhdon, qeveria japoneze ka thënë se duhet të shpallin gjendje emergjente. /21Media