Opozita të jetë konstruktive dhe ta përkrahë ligjin për PP-në

Opozita të jetë konstruktive dhe ta përkrahë ligjin për PP-në

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, dërgoi mesazh të fuqishëm për opozitën. Ai tha se ka ardhur koha që të ndalet me lojëra politike dhe të tregohet konstruktivitet, me qëllim që të sillet Ligji për Prokurorinë Publike, i cili është kusht kryesor për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Rikeri, tha se SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin vendin tonë dhe se është koha që Maqedonia e Veriut të lëvizë përpara.Raport nga Shkupi i TV21./21Media