Një person ka raportuar në Polici se deri sa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, është ndaluar nga tre persona të armatosur dhe ia kanë grabitur kuletën me para.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20 në Skënderaj.

“Ankuesi mashkull /Kos. ka raportuar se deri sa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, është ndaluar nga tre persona të dyshuar të armatosur me revole dhe të njëjtit i kanë grabitur viktimës kuletën me 100 €, dhe ishin larguar në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin e Policisë.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar./21Media