Aktorja Jennifer Grey e cila në filmin e suksesshëm të vitit 1987 “Dirty Dancing” luan pranë akorit tashmë të ndjerë, Patrik Suejz-it, do të paraqitet edhe një herë me këtë rol, por kësaj radhe në vazhdimësinë e këtij filmi.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kompania e cila qëndron pas këtij filmi, Lions Gate.

Aktorja 60-vjeçare, veç paraqitjes me rol në këtë film, do të jetë edhe producente ekzekutive e tij. Regjinë e tij do ta bëjë Jonathan Levine.

Kjo kompani nuk ka dhënë detaje të tjera për tregimin e filmit, apo se kur do të lansohet, por sipas Lions Gate, ai do të jetë romantik dhe nostalgjik.

Filmi “Dirty Dancing” ishte hit në arkën filmike globale. Ai u shpërblye me disa çmime. /21Media