KOSTT ka njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në lagjet e Prishtinës ku kishte problem sot.

“Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT dhe të KEDS në ora 21:40 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prishtina 2. Me punimet e realizuara është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar si dhe është rritur siguria e furnizimit nga NS Prishtina 2, nga aspekti i transmetimit”, është njoftuar përmes Facebookut nga KOSTT.