Champions League rikthehet sonte me përballje mjaft interesante dhe që në orën 18:55.

Real Madrid kërkon fitore kundër Shakhtar Donetsk.

Takimi tjetër që tërheq vëmendjen është sërish i të njëjtit grup, B-së, me Interin që e ka finale në Gjermani. Zikaltërve vetëm fitorja u bën punë kundër Borussia M’Gladbah, që momentalisht mban vendin e parë në grup. Gjermanët edhe me një barazim do të ishin të kënaqur, pasi skuadra e Contes zyrtarisht do të dilte jashtë gare.

Atletico Madrid-Bayern Munich, duke u nisur nga emrat, është sfidë e gjithë për t’u parë, por fituesit e fundit të Champions League e kanë siguruar kualifikimin dhe mund të bëjnë rotacion. Lokomotiv Moscow-Salzburg është takimi tjetër i grupit A, me vendasit që mund të sigurojnë sonte vendin tretë.

Grupi i Manchester City ka dy pikëpyetje, që mund të zgjidhen sonte. Porto, me një barazim në shtëpi me “Qytetarët” merr vendin e dytë dhe kualifikimin, kurse Marseille-Olympiacos luajnë për vendin e tretë, gara për të cilin është e hapur.

Në grupin D Atalanta dhe Berat Gjimshiti presin një dhuratë nga Liverpool, por nga ana tjetër duhet të mposhtin në shtëpi danezët e Midtjylland. “The Reds” përballen me Ajax, që gjithashtu do maksimumin e pikëve.