Interi dhe Milani vazhdojnë sot garën për titull në Serie A

Dy rivalët e përbetuar italian, Interi dhe Milani, do të vazhdojnë sot garën drejt titullit të Serie A, ku do të zhvillojnë ndeshje kundër Spezias, respektivisht Genoas, ndeshje këto të vlefshme për xhiron e 33.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00, ku kampioni italian Inter është mysafirë i skuadrës së Spezias.
Ndërkaq, pas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes liderit aktual të tabelës, Milanit dhe skuadrës së Genoas, ndeshje kjo e fundit për sot në Serie A.
Momentalisht, Milanin dhe Interin i ndajnë dy pikë në tabelë, ku “Rossonerët” zënë vendin e parë me 68 pikë, krahas “Nerazzurëve” që renditen në vendin e dytë me gjithsej 66 pikë.
Ndërkaq, Spezia zë vendin e 15 në tabelë në kuotën e 33 pikëve, kurse Genoa pozicionohet në vendin 19 në tabelë me vetëm 22 pikë të arkëtuara.
Milani dhe Interi do të luftojnë sot vetëm për fitore kundër kundërshtarëve të tyre, në mënyrë që të vazhdojnë garën për titullin e Scudettos.
19:00 Spezia – Inter
21:00 Milan – Genoa

Back to top button