Rikthehet Premier Liga, sonte luhen ndeshje interesante
17 Qershor 2020
Pas një pezullimi më shumë se tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, sonte rikthehet liga më interesante e futbollit evropian, Premier Liga.
Sot luhen dy ndeshjet e para në Premier League. Ndeshja e parë luhet me fillim nga ora 19:00 Aston Villa – Sheffield Utd, ndërsa nga ora 21:15 zhvillohet super-ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit.
Kujtojmë se, të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve. /21Media