Kompania e produksionit të aktorit, Will Smith, i cili edhe është në rolin kryesor të serialit “The Fresh Prince of Bel Air”, ka njoftuar se do të sjellë prapë serialin, por nuk do të jetë e njejtë me komedinë e adoleshentëve që ishte në vitet e 90-ta.

Smith është bërë bashkë me regjisorin Morgan Cooper për të sjellë prapë serialin, mirëpo kësaj radhe seriali do të përqëndrohet për të trajtuar më shumë tema serioze si krimet e bandave, varfëria, pabarazia dhe brutaliteti i policisë, raporton Mirror.

Ende nuk ka informata se kur do të shfaqet seriali, mirëpo është bërë e ditur që episodat do të zgjasin një orë.