Rikthehet Superliga e Kosovës
Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshje tejet interesante.
Vëmendja kryesore në javën e tretë do të jetë te ndeshja Drenica – Prishtina.
Drenica e ka nisur mirë kampionatin ku fillimisht barazoi me Gjilanin e pastaj si mysafirë e mposhti Dukagjinin.
Një ndeshje interesante është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Dukagjinit, derisa me rivalitet pritet të jetë edhe përballja Malisheva – Drita.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?