Projektohet kthimi i bujshëm i brazilianit Maicon në futbollin italian. Tifozët e Interit dhe ata të Romës kujtojnë me nostalgji goditjet e brazilianit në krahun e djathtë, që shkaktonin panik te kundërshtarët. Mbrojtësi anësor, tashmë 39 vjeç, mund të kthehet në fushë në Itali, në Serinë D, me Sonan.

Drejtori i ekipit veronese, Claudio Ferrarese, nuk e mohoi lajmin:

“Unë nuk do të doja të çekuilibrohesha, tani më vjen të qesh. Por është e gjitha e vërtetë, një ide e lindur një muaj e gjysmë më parë, por akoma, në fakt, mbetet një ide. Ekzistojnë disa hapa të tjerë për ta përfunduar marrëveshjen, prandaj le të flasim për të, po, por pa e konsideruar të kryer.Do të jetojë në Verona, jo shumë larg nga qendra e tij e interesit, dhe do të luajë me ne për disa muaj, nga dhjetori deri në fund të sezonit. Do të shohim nëse do të ndodhë, do të ishte një ëndërr për ne, por derisa ta shoh nuk e besoj, për ne do të ishte një hap i madh”, tha ai