Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

(Lajm i përditësuar)
Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së
Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21 ka thënë se vendi është më afër zgjedhjeve sesa zgjidhjes së presidentit.
AI tutje ka komentuar pritjet për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se prioriteti i partisë është sigurimi i rezultateve më të mira për qytetarët.
“Jemi më afër zgjedhjeve sesa zgjidhjeve. LDK sigurisht që do ta bëjë maksimumin dhe do të kemi rezultate më të mira. Besoj që edhe Vjosa Osmani mund të jetë pjesë e listës së LDK-së”, tha Azemi, duke shtuar se nuk mund të japë detaje të tjera në këtë fazë.
Ai tutje ka shtuar se për LDK-në është mirë që të rikthehen të gjithë ata që kanë qenë në LDK, përfshirë edhe Vjosa Osmanit.
Azemi thotë se LDK është e gatshme të ulet në tryezë me Kurtin për Presidentin
Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të marrë pjesë në një takim me kryeministrin Albin Kurti, nëse ftohet për çështjen e Presidentit.
“Besoj që po, sepse nuk ka pasur takime të tilla më herët. Nuk i kemi shkuar deri në fund kur u zgjatë puna dhe nuk kishte propozime konkrete. Hajde në takim, të propozojmë një njeri të përbashkët”, ka thënë Azemi.
Azemi: LDK nuk ka marrë ftesë nga Kurti për çështjen e Presidentit
Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se për çështjen e Presidentit nuk ka marrë ftese nga kryeministri Albin Kurti.
“Nuk kemi marrë ftese nga askush për çështjen e Presidentit, as nga Kurti. Duket se kjo pjesë nuk është prioritet për të”, ka thënë Azemi.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur komunikim me qeverinë për këtë çështje dhe se sipas tij, Kurti mund të presë largimin e Osmanit nga zyra para se të ftojë për takim.
“Mendoj që ai do kërkojë një takim, por ne duhet të presim deri në momentin e fundit. Kur gjeta lihen për minutat e fundit, aty ka dështim”, ka shtuar Azemi.
Azemi: Me LDK-në në pushtet, Kosova do të kishte central të ri energjetik
Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se situata energjetike në vend do të ishte ndryshe nëse partia e tij do të ishte në pushtet.
“Po të ishim ne në pushtet sot, sa janë këta të VV-së, do ta kishim përuruar një central të ri dhe do të prodhonim energji në Kosovë. Sa herë që blejmë energji jashtë vendit, faturat rriten”, ka thënë Azemi.
Ai theksoi se mungesa e investimeve në kapacitete të reja prodhuese ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së energjisë për qytetarët. Sipas tij, varësia nga importi i energjisë elektrike mbetet një nga arsyet kryesore të faturave të larta.
Azemi: Të gjitha problemet e energjisë dolën në këtë qeveri
Azemi: Nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të protestojnë
Deputeti i LDK-së, Visar Azemi, në ”Click” të RTV21 ka kërkuar hetim të thellë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me problemet e raportuara në sektorin e energjisë elektrike.
“Nuk po dua të akuzoj njëanshëm asnjërin nga institucionet, por kërkoj një hetim të merituar dhe përgjegjësi. Pastaj le të dalë edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me qëndrimet e saj”, deklaroi Azemi.
Ai ka kritikuar reagimin e vonuar të institucioneve, duke theksuar se çështjet që lidhen me njehsorët dhe faturimin e energjisë nuk janë trajtuar me kohë.
“Ministria po del tani dhe thotë se ndonjë orë është gabim dhe duhet të ndërrohet. Po ku kanë qenë deri më tash? Pse të gjitha problemet e energjisë po dalin në këtë qeveri?”, shtoi ai.
Tutje Azemi ka deklaruar se qytetarët nuk mund të detyrohen të marrin pjesë në protesta për çështje që i prekin ata direkt.
“Na me zor nuk mundemi me shku me i marrë njerëzit në shtëpi me protestu”, ka thënë Azemi, duke theksuar se pjesëmarrja duhet të jetë e lirë dhe e vetëdijshme, dhe jo rezultat i presionit politik.
Azemi paralajmëron kallëzim penal ”për njehsorët që matin gabimisht”
Deputeti i LDK-së, Visar Azemi, ka paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të drejtësisë lidhur me çështjen e njehsorëve të energjisë elektrike, për të cilët pretendon se nuk përputhen me kohën e tarifimit.
“Gjitha paraqitjet e mia kanë qenë në adresë të hetuesit. Jam duke i përgatitur lëndët dhe në ditët në vazhdim do t’i drejtohem Prokurorisë Themelore dhe asaj Speciale me fakte që i kam mbledhur”, ka deklaruar Azemi.
Reagimi i tij vjen pasi janë raportuar shqetësime për funksionimin e njehsorëve, ku sipas tij, një pjesë e madhe e tyre nuk matin saktë kohën e shpenzimit të energjisë.
Azemi ngre alarmin: Na thanë ta përdorim rrymën natën, por faturat dolën më të shtrenjta
Visar Azemi nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka folur për përdorimin e energjisë elektrike dhe reagimet e qytetarëve lidhur me udhëzimet e qeverisë.
“Pretendimet e mia janë që i kam identifikuar. Në familjet tona sigurohemi që pajisjet shtëpiake të përdoren kur energjia është më e lirë, pasi çmimi është për gjysmë më i ulët. Ka pasur një kampanjë që të shfrytëzohet energjia gjatë natës, por qytetarët janë keqkuptuar. Reagova te KEDS-i sepse po ndodh diçka e gabuar,” tha Azemi.
Ai ka theksuar se veprimet e tij kanë qenë në përputhje me udhëzimet qeveritare dhe se qytetarët janë të keqinformuar në lidhje me mënyrën e shfrytëzimit të energjisë elektrike./RTV21/21Media