Philippe Coutinho u largua nga Liverpooli në vitin 2018 kur Barcelona pagoi 142 milionë funte për brazilianin.

Që nga atëherë, Coutinho disa herë është lidhur më një rikthim në “Anfield Road”.

Ylli brazilian duke folur për “World Soccer” nuk e ka fshehur admirimin e tij për ish-skuadrën e tij si dhe për kampionatin anglez ne përgjithës.

“Premierliga është kampionati më interesant i futbollit dhe të kesh shansin që të luash për një skuadër si Liverpooli është diçka për të cilin unë do të jem gjithmonë shumë falënderues. Është e pamundur që të themi se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por dua të them që tani unë jam shumë i fokusuar për të pasur sukses te Barcelona”, u shpreh Coutinho.