Qeveria austriake njoftoi sot një kufizim të ri, me vendosjen e një shtetrrethimi dhe mbylljen e restoranteve, hoteleve, institucioneve kulturore e sportive, në përpjekje për të frenuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19.

“Një kufizim i dytë u vendos duke filluar nga e marta dhe deri në fund të nëntorit”, deklaroi kancelari konservator, Sebastian Kurz në një konferencë shtypi në Vjenë.