Riley Keough me rol në serialin “Daisy Jones & The Six”

Aktorja Riley Keough, e cila është bija e Lisa Marie Presley-t dhe mbesa e ikonës së muzikës e filmit Elvis Presley, paraqitet me rol në serialin e ri “Daisy Jones & The Six”. Ajo këndon në ekran për herë të parë.
Keough, këngët nga ky serial do t’i lansojë për dshamirët e muzikës së saj.
Traileri i këtij seriali u prezantua tri ditë pasi që Keough ishte në memorialin e nënës së saj, Lisa Marie Presley, e cila vdiq me datën 12 të këtij muaji.
Në serialin “Daisy Jones & The Six”  Keough paraqitet me rol bashkë me Sam Claflin, i cili po ashtu luan rolin e një këngëtari të bendit që mban emrin e serialit. Personazhi i tij është Billy Sunne.
Tregimi i serialit “Daisy Jones & The Six”, që është i sajuar, përqendrohet rreth suksesit dhe rënies së bendit të mirënjohur “Daisy Jones & The Six”, i cili pasi që arrinë famë në vitet e 70-ta interpreton në një koncert në Soldier Field të Çikagos, e më pas anëtarët e tij ndahen.
Seriali “Daisy Jones & The Six” bazohet në romanin e Taylor Jenkins Reid me po këtë titull. Në të me role paraqiten edhe disa aktorë të tjerë, në mesin e tyre: Suki Waterhouse, Camila Morrone, Will Harrison, Josh Whitehouse, e të tjerë.
Në radhë të producentëve ekzekutiv të serialit është edhe Reese Witherspoon.
Episodi i parë i serialit “Daisy Jones & The Six” do të transmetohet në Prime Video me 3 mars, për të vazhduar më pas me episode të tjera çdo të premte./21Media

Back to top button