Këngëtarja e njohur, Rina Balaj së fundmi ka ironizuar me njerëzit që po bëjnë ndërhyrje estetike, duke thënë se po duken si Kylie Jenner.

21 vjeçarja me anë të një postimi, në “Instastory” tha se edhe pse jemi vetëm 2 milionë banorë, sipas saj gjysma e tyre po duken si ylli televiziv, Janner, shkruan rtv21.tv.

“2 milionë njerz ne Kosove, 1 milion doken si Kylie Jenner. Kylie Jenner duhet me na sponzorizu si shtet”, ka shkruar Rina.

“Fallin’ in love” është projekti i fundit i këngëtares, Rina Balaj, të cilin e solli në bashkëpunim me Sin Boy dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në kanalin zyrtar “Youtube”./21Media