Rina shfaqet pa grim

Rina shfaqet pa grim

Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, po tregohet mjaft aktive në llogarinë e re që ka hapur në rrjetin social Instagram, ku deri tani numëron mbi 82 mijë ndjekës.

Në fotografinë e fundit që ka publikuar, Rina shfaqet pa pikë grimi në fytyrë, shkruan rtv21.tv

“Shkruaj diçka për dashurinë ndaj vetes”, ka shkruar Rina krahas fotografisë.

Artistja pritet që të rikthehet së shpejti edhe me projekte të reja muzikore.

Projekti i fundit nga Rina është “Ideal”, në bashkëpunim me Koston. Kjo këngë është publikuar më 21 korrik dhe deri tani numëron mbi dhjetë milionë klikime në Youtube./21Media