Rina dhe Sin Boy festojnë sot përvjetorin e lidhjes
16 Gusht 2020
Rina Balaj dhe Sin Boy sot festojnë përvjetorin e dytë të lidhjes së tyre.
Në këtë ditë të veçantë për artistët, nuk munguan as dedikimet emocionale për njëri tjetrin.
Artisti nga Greqia publikoi në llogarinë e tij në Instagram një ilustrim ku shfaqen të veshur si në ditën e martesës.
“Urime përvjetorin, dy vjet”, shkroi Sin Boy, ndërsa sipër imazhit Rina shkroi “dhurata më e mirë ndonjëherë, e jotja përgjithmonë”.
Kujtojmë se dyshja numërojnë edhe disa bashkëpunime në muzikë, si këngët “GiGi”, “Sari”, Fallin’ in Love” dhe videoklipet e tyre kanë miliona klikime në kanalin YouTube./21Media