Po vjen "Gigi 2"

Po vjen “Gigi 2”

Kënga “Gigi” të cilën rep-artistja e njohur, Rina Balaj dhe i dashuri i saj, këngëtari Agustin Gega i njohur si Sin Boy, e publikuan më 4 shtator të vitit 2018 rezultoi shumë e suksesshme.

Kënga “Gigi” deri më tani ka arritur mbi 67 milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Pasi shijuan suksesin e “Gigi 1”, çifti kanë vendosur që ta rikthejnë këtë projekt.

Këtë e ka bërë të ditur Rina përmes një postimi në rrjetin social Instagram. “A jeni gati për Gigi 2”, ka shkruar Rina./21Media