Artistja e njohur, Rina Balaj dhe i dashuri i saj, reperi Sin Boy kanë publikuar këngën e  tyre të re me titull “Sari”. Ajo shfaqet shumë atraktive në klipin e këngës dhe vjen me disa poza provokuese.

Megjithëkëtë, artistja duket se nuk ka pasur ‘guxim’ t’ia prezantojë klipin e ri të atit. Ajo ka publikuar bisedën e saj me të atin, teksa i kërkoi të mos e shikojë klipin e saj të fundit.

Përveç në YouTube, kënga është publikuar edhe në platformat e tjera muzikore si, iTunes, Spotify. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Rinës dhe Sin Boy me titull “MM”, i cili pritet të publikohet së shpejti./21Media