Publikohet bashkëpunimi i shumëpërfolur i Rina Balajt me Sin Boy

Publikohet bashkëpunimi i shumëpërfolur i Rina Balajt me Sin Boy

Rep artistja Rina Balaj ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Sin Boy, e cila titullohet “Gigi”.

Për muzikën është përkujdesur ZzapnChriss së bashku me Pacon dhe Sin Boy, shkruan rtv21.tv.

Sin Boy ka kënduar në gjuhën greke ndërsa Rina në atë shqipe dhe angleze, artistja kohëve të fundit ka qenë aktive me projekte dhe mbetet të shihet se a do të befasojë fansat e saj edhe me ndonjë projekt tjetër./21Media