Organizata ETEA informoi sot se ka filluar rivitalizimi i tri minibibliotekave të shesheve kryesore në Prishtinë.

Minibiblioteka në sheshin “Ibrahim Rugova” tani mban portretin dhe emrin e shkrimtarës së parë shqiptare, Musine Kokalari. Portretin dhe emrin e Ali Podrimjes mban minibiblioteka në sheshin “Adem Jashari”. Ndërsa, Simone de Beauvoir dhe Jean Paul Sartre janë portretizuar në minibibliotekën e vendosur në parkun “Heroinat”.

Derisa puna po vazhdon në rivitalizimin e plotë të objekteve, organizata ETEA njoftoi se së shpejti do të bëhet edhe rimbushja me libra dhe kështu minibibliotekat do t’i rikthehen lexuesve.

“Nuk përjashtojnë rrëzikun se të njejtat prap do të jenë cak i vandalëve me ç’rast bëhet thirrje ndaj organeve gjegjëse që të jenë më të kujdesshme në raport me pronën dhe të mirën e përbashkët qytetare.”, u bë e ditur në komunikatë.

Minibibliotekat janë mundësuar nga bashkëpunimi mes organizatës ETEA, Kuvendit Rinor të Prishtinës, Librarisë Dukagjini, Forumit për Iniciativa Qytetare, Komunë së Prishtinës, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe së fundmi këtij partneriteti i është bashkuar edhe Mural Fest./21Media