Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se është riparuar defekti në njërën nga tre pompat e ujit në rezervuarin e Mirëditës.

Sipas KRUP, furnizimi me ujë të pijshëm në Matiqan, Kolovicë dhe Taukbahçe sot iu kthye normalitetit.

Pas një pune të jashtëzakonshme, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit riparuan defektin në njërën nga tre pompat në rezervuarin e Mirëditës. Puna e tyre e shpejtë dhe korrekte bëri që pompa të riparohet në orën 02:00 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.

KRUP falënderoi punëtorët për punën e tyre dhe në të njejtën kohë edhe konsumatorët për durimin e treguar. /21Media