Qeveria e Kosovës ditët në vijim do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Kjo është bërë e ditur pas takimit që pati kryeministri Hoti me Komitetin për Koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19.

Asociacioni i Komunave të Kosovës bënë të ditur se ndër masat që do të rivlerësohen, do të jenë lëvizja e qytetarëve dhe orari i lëvizjes, çerdhet dhe gastronomia.

Propozimet në emër të komunave të Republikës së Kosovës u prezantuan nga Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i AKK-së, dhe të cilat popozime kishin të bëjnë me;

”1. Sfidat në sektorit e gastronomisë

2. Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të
cilat komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve

3. Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre.

4. Sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që
mjekët familjar në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me
COVID 19 pa testim e që quhet diagnozë klinike”. njofton Asociacioni i Komunave të Kosovës. /21Media