Ylli shqiptar, Rita Ora po i shijon pushimet në një vilë luksoze në Korfuz të Greqisë, në të cilin nata kushton rreth 17 mijë funte (18 mijë e 600 euro). Rita Ora shfaqi linjat e saj perfekte trupore në bikini me dizajn tigri, teksa po relaksohej me miqtë e saj në një jaht luksoz të hënën.

Ylli shqiptar dhe i dashuri i saj, Romain Gavras po shijojnë pushimet në këtë vend luksoz. Ata u larguan nga apartamenti luksoz për një ditë dhe shijuan rrezet e diellit në jahtin e tyre privat.

Rita, i dashuri i saj i ri dhe familja e saj aktualisht po qëndrojnë në këtë vilë të izoluar, e cila ofron intimitet të plotë në frontin e detit dhe pamje 180 shkallë të bregdetit grek dhe shqiptar./21Media