Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora para katër ditëve ka festuar datëlindjen e saj të 30-të. Me rastin e ditëlindjes, ylli ndërkombëtar raportohet se ka thyer rregullat anti-covid.

E për këtë veprim, artistja me famë botërore ka kërkuar falje publikisht. Ajo përmes një shkrimi është shprehur se i vjen keq për veprimin dhe e cilësoi atë si gabim serioz dhe të pafalshëm.

Ndryshe, Rita Ora, më 24 nëntor ka dhënë një lajm të mirë për fansat, me ç’rast ka bërë të ditur se ka punuar në disa këngë të reja, të cilat pritet të publikohen në vitin 2021. /21Media