Artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dy ditë më parë i ka vdekur gjyshja e saj.

Kjo humbje duhet se ka prekur shumë Ritën, e cila nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se do t’i mungoj shumë gjyshja e saj.

Rita ngriti lartë figurën e gjyshjes, duke thënë se ajo ishte një grua e bukur, e kujdesshme, e fortë dhe shumë e zonja.

Pusho në paqe pranë gjyshit dhe unë e di që do të na mbrosh dhe do të na udhëzosh neve“, shkroi ndër tjera artistja.

 

Gjyshërit e Ritës nga ana e nënës nuk ishin të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS./21Media