Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale. Në postimet e Ritës nuk mungojnë as dedikimet për më të dashurit e saj.

Sot ajo ka përkujtuar gjyshin e saj, njëherësh regjisorin e njohur Besim Sahatçiu.

“Sot është edhe përvjetori i gjyshit tim, na mungon çdo ditë. Gjyshi të dua shumë”, ka shkruar Rita në InstaStory.

Besim Sahatçiu kishte qenë një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite. Filmi i tij “117” kishte marrë çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978. Ai kishte vdekur në vitin 2005./21Media