Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar? Ky i fundit shihet me unazë në gisht

Rita Ora dhe Taika Waititi duket se kanë ti duket se kanë çuar gjërat një hap tutje, pasi këta të fundit spekulohet se janë martuar.
Taika është parë me unazë në gisht së fundmi, gjë që nxiti thashethemet për një martesë të mundshme.
Çifti filloi lidhjen në mars 2021 dhe bën debutimin në tapetin e kuq atë gusht teksa u përqafuan në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles.
Një foto e shkrepur nga Elena, motra e Ritës, duket Taika gjersa shijon diellin e shihet në dorë një unazë.
Edhe Rita ndau në Instagram një fotografi të ngjashme, por fshehu dorën e të Taikas.
Pak kohë më parë u bë e ditur se ata do të martohen në një ceremoni më private.
Burime pranë çiftit kanë zbuluar se ata nuk kanë planifikuar asnjëherë një unazë a grumbullim të madhe.
“Thjesht kaluan mirë. Gjërat shkuan mirë për të dy. Ata i thanë “po” njëri-tjetrit”, shtoi burimi.
Rita dhe Taika si fillimin mbajtën lidhjen më të fshehtë e larg syrit të publikut, por tani ata nuk hezitojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në çdo paraqitje e postime në rrjete sociale.

Back to top button