Rita Ora dhe Taika Waititi thuhet se janë martuar në një “ceremoni private”

Rita Ora dhe Taika Waititi thuhet se janë martuar, një vit pasi dolën për herë të parë në publik me lidhjen e tyre.
Këngëtarja dhe regjisori mendohet se janë takuar në mars të vitit 2021. Fansat fillimisht spekuluan se dyshja ishin fejuar në shtator të të njëjtit vit, me Ritën që kishte një unazë në gishtin e katërt gjatë paraqitjes së çiftit në Met Gala.
Sipas raportimeve, Rita dhe Taika u martuan gjatë një feste të qetë në Londër. Një burim i zbuloi The Sun , “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë.”
Burimi vazhdoi: “Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private që të jetë e mundur dhe nuk donte të bënte dasmë të madhe “.
Publikimi raporton gjithashtu se Rita tashmë ka ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi-Ora./21Media

Back to top button