Rita Ora falënderon Postën e Kosovës për nderimin me pullë postare

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.
Pulla me imazhin e saj u lëshua në qarkullim nga sot ditë në të cilën artistja feston ditëlindjen e saj të 32-të.
Për këtë Rita shprehu mirënjohjen e saj për Postën e Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Ndihem shumë mirënjohëse sot. Faleminderit Posta e Kosovës për befasinë e bukur të veçantë për ditëlindjen time. Jam nderuar me një pullë postare zyrtare (nëse doni fytyrën time në të gjithë letrat tuaja) jam e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili u vlerësua po aq për kontributin e tij në Art dhe Film”, shkroi Rita në rrjetet sociale./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Back to top button