Rita Ora feston sot datëlindjen
26 Nëntor 2020
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, feston sot datëlindjen e saj të 30-të.
Në ditën kur Rita po urohet nga adhuruesit, ajo ka vendosur të ndaj me ta një fotosesion të realizuar për Numero Berlin.
“Në ditëlindjen time jam shumë e lumtur të ndaj kopertinën dhe të pozoj për Numero Berlin. Ju i keni këto për tani, por qëndroni të gatshëm pasi unë ndoshta do të postoj shumë më tepër.
Faleminderit për ekipin e mrekullueshëm që realizuan këtë fotosesion”, ka shkruar Rita në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë se dy ditë më parë, artistja shqiptare bëri të ditur se ka punuar disa këngë të reja, të cilat pritet të publikohen në vitin 2021./21Media