Artisja me famë botërore Rita Ora, njëherish ambasadore e UNICEF UK, e cila vjen me origjinë nga Kosova, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID – 19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona”, thotë Rita në video mesazh. “Unë e mbajë maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo.

Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:

Të mbajnë maskën;Të mbajnë distancën sociale; Të mbajnë hijgienën personale.

Po ashtu edhe Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe “të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shëndrisin si yje botërore.”/21Media