Këngëtarja shqiptare, Rita Ora është parë me të dashurin e ri, Romain Gavras për herë të parë mes pretendimeve që ata janë në një ‘lidhje serioze’.

Këngëtarja, 29 vjeç dhe drejtori i videos muzikore, 39 vjeç, u fotografuan kur po ktheheshin në shtëpi në orën 7 të mëngjesit pas natës festive, transmeton rtv21.tv.

Këngëtarja shijoi një natë në klubin “The Little Yellow Door” në Notting Hill, Londër, të premten në mbrëmje për të festuar 30 vjetorin e lindjes së Anda Vlasaku.

Rita u shoqërua me partnerin e ri Romain, ndërsa të pranishmit e tjerë në këtë tubim përfshinin Liam Payne, të dashurën e tij Maya Henry dhe Vas J Morgan./21Media