Pushimet verore këtë vit Rita Ora po i kalon përkrah të dashurit të saj, Romain Gavras.

Paparacët kapën shumë fotografi të saj me trupin e tonifikuar në bikini, gjatë pushimeve në Ibiza.

Tani pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, këngëtarja dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri, kanë vendosur që të ndërrojnë destinacion.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, 29-vjeçarja bëri të ditur se ndodhet në ishullin Korfuz të Greqisë.