Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora, e cila gjithmonë tregon se sa krenare është për vendlindjen e saj, kësaj radhe ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar traditat shqiptare.

Më 12 shkurt Rita do të publikojë projektin e ri, teksa në videon e publikuar në Instagram këngëtarja shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare.

“Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Projekti i fundit muzikor që Rita Ora solli për fansat mbetet kënga “How to be lonely”./21Media