Një pjesë e të ardhurave nga secila çantë e shitur do të dhurohet për fondacionin e bamirësisë "Gratë për Gratë" në Kosovë

Një pjesë e të ardhurave nga secila çantë e shitur do të dhurohet për fondacionin e bamirësisë “Gratë për Gratë” në Kosovë

Rita Ora dhe marka gjermane e modës “Escada” janë duke u përgatitur për një kauzë të përbashkët: Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.

Rita e cila u emërua ambasadore e shtëpisë së modës “Escada” në janar, duke bashkuar forcat me drejtorin e dizajnit global “Escada”, Niall Sloan, për të krijuar një koleksion të veçantë të çantave që debutoi të enjten më 28 mars në dyqanet online të “Escada”, dhe janë në shitje në mbarë botën për 1,195 dollarë.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga çdo çantë e shitur në bamirësi për ‘Women for Women International’, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarit femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre.  Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.

Pasi u largua nga vendi i saj lindjes në moshën njëvjeçare, Ora nuk e kujton personalisht krizën ballkanike të viteve 1990, por ajo ka lidhje shumë të ngushta me vendin e saj të lindjes. “Unë kthehem sa më shpesh që të mundem; është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, tha Rita Ora për The Hollywood Reporter. Kosova gjithashtu e bëri Ritën një ambasadore. “U nderova me titullin disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga”, tha ajo, duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Kujtojmë që Rita më 23 nëntor të vitit 2018 publikoi albumin e saj “Phoenix”. Pjesë e këtij albumi janë këngët e njohura si: “Anywhere”, “Your Song”, “Let you love me”, “Girls”, në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, “Lonely together” bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin, “Falling To Pieces”, “Cashmere” dhe “Velvet Rope”. /21Media