Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora thuhet se është në lidhje serioze me regjisorin e videove muzikore, Romain Gavras.

DailyMail ka publikuar fotografi të Ritës në shoqëri me Romain, teksa dilnin nga një restorant ku kishin drekuar. Rita dukej bukur e veshur në të bardha, përcjell portali rtv21.tv

 

Rita Ora shijoi një natë jashtë në Londër me një grup miqsh menjëherë pasi u zbulua identiteti i të dashurit të saj të ri.

Ajo zgjodhi të vishte një fund të zi kombinuar me një xhaketë lëkure.

Paraqitja e saj e fundit në publik përforcon edhe më shumë pretendimet se ajo është në një lidhje serioze me Romain, 39 vjeç./21Media