Rita Ora në “The Voice of Australia”
15 Dhjetor 2020
Rita Ora, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, do të jetë anëtare e jurisë në “The Voice of Australia””.
Përbërja e panelit gjykues të “The Voice Australia” për vitin 2021 u njoftua të mërkurën.
Artistja shqiptare do të bashkohet në një panel me të gjithë yjet australian, përfshirë Keith Urban, 53 vjeç, Jessica Mauboy, 31 vjeçe dhe mentorin e vitit të kaluar, Guy Sebastian, 39 vjeç, shkruan DailyMail.
Rita është një gjykatëse e talentuar e shfaqjeve së talenteve, pasi është shfaqur në edicionet britanike të The Voice dhe X Factor.
“Unë e dua The Voice dhe unë absolutisht e adhuroj Australinë kështu që kjo është një ndeshje e bërë në parajsë”, i tha ajo Perth Now-it./21Media