"Një Kafe si Flutur" për Kosovën kundër COVID-19

“Një Kafe si Flutur” për Kosovën kundër COVID-19

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora  iu bashkua fushatës senzibilizuese kundër koronavirusit “Një Kafe si Flutur”.

Lajmi u bë i ditur sonte nga faqja zyrtare e fushatës “Një Kafe si Flutur”, në facebook, në të cilën u shpërnda edhe video-mesazhi i Rita Orës.

Ndër të tjera, artistja nga Kosova bënë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Fushata “Një Kafe si Flutur” ka dy objektiva kryesore: Ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar COVID-19;
Shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët në mënyrë që ta ngrisim vetëdijën se si ta ndalojmë shpërndarjen e COVID-19./21Media